Partizani Vajza triumfon ndaj Atletik Klub Shkodra me rezultatin e thellë 8:0
Partizani Vajza ka regjistruar një tjetër fitore bindëse në kampionat, duke mposhtur me rezultatin e thellë 8-0 Atletik Klub Shkodra, në takimin e zhvilluar në Qendrën Kombëtare Sportive në Kamëz.
Skuadra e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj dominoi përballjen, duke shfaqur epërsi në lojë dhe efikasitet në fazën sulmuese.
Protagoniste të suksesit ishin Arlinda Kodra, Dila Baftia dhe Erisa Alushaj, të cilat realizuan nga dy gola secila, ndërsa Gelda Kadiolli dhe Jori Hida plotësuan festivalin e golave, duke vulosur rezultatin përfundimtar 8-0.
Një paraqitje pozitive për vajzat e kuqe, të cilat konfirmojnë potencialin e tyre ofensiv dhe vazhdojnë punën për të ruajtur ritmin në vazhdimësinë e kampionatit.
Në javën e ardhshme, Partizani do të udhëtojë drejt Lushnjës, ku do të përballet në transfertë me skuadrën vendase, me synimin për t’i dhënë vazhdimësi rezultateve pozitive.



















