Partizani B do të jetë një prej ekipeve konkuruese të Kategorisë së Tretë. Klubi ka vendosur të rikthejë ekipin “B” duke i shtuar një tjetër risi projektit afatgjatë që ka nisur. Pjesmarrja në Kategorinë e Parë do të jetë edhe objektivi kryesor i skuadrës , objektiv të cilin Partizani B arriti ta realizonte në sezonin 2020 -2021. Të kuqtë kanë nisur sot zyrtarisht përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Renaldo Kalari . Kampionati Kategorisë së Tretë do të startojë më 20 Tetor 2024, ndërkohë që Partizani B pritet të jetë pjesë e skuadrave të Grupit B.
PAK HISTORI
➡️ Zanafilla e Skuadrës B: Historia e skuadrës B të Partizanit fillon 76 vite më parë. Më 3 tetor 1948, u zhvillua kompeticioni i parë i Kategorisë së Parë, ku Partizani u përfaqësua me një skuadër B. Partizani B arriti një start të shkëlqyer, duke fituar 5 ndeshjet e para radhazi me një golavarazh mbresëlënës prej 25 me 5, dhe duke u renditur në vendin e parë nga 8 skuadrat pjesëmarrëse në garë.
Megjithatë, kompeticioni u anulua më 31 mars 1949 për shkak të politikës së kohës.
➡️ Rikthimi pas 65 vitesh: Pas një pauze të gjatë, më 15 mars 2013, Partizani u përfaqësua sërish me një skuadër B, duke e nisur nga Kategoria e Tretë në sezonin 2014/15.
➡️ Sukseset në Ligat Profesioniste: Gjatë 8 sezoneve pjesëmarrëse në ligat profesioniste, skuadra e Partizanit B u paraqit me dinjitet, duke korrur fitore dhe garuar për pozicione të mira në Kategorinë e Parë.
➡️ Pjesëmarrja e Fundit dhe Rikthimi: Pjesëmarrja e fundit e skuadrës B ishte në vitin 2021. Tashmë, Partizani B rikthehet edhe një herë për të përfaqësuar denjësisht emrin e Partizanit.