⚽ SEZONI I RI FUTBOLLISTIK 2️⃣0️⃣2️⃣6️⃣2️⃣0️⃣2️⃣7️⃣
📝 KALENDARI I KATEGORISË ” ABISSNET SUPERIORE” 🇦🇱
⏳ Eshtë hedhur sot shorti i edicionit të 88-të i Kampionatit “Abissnet Superiore”. Sezoni i ri futbollistik na sheh të impenjuar me dy ndeshje në shtëpi. Në javën e parë do të përballemi me Teutën, ndërsa në javën e dytë me debutuesit e Laçit. Derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana sipas kalendarit është programuar të luhet në javën e 6-të. Fazën e parë të “Abissnet Superiore” e mbyllim në transfertë me sfidën ndaj Elbasanit. “Abissnet Superiore” është planifikuar të nisë më 22 gusht 2026 dhe parashikohet të përfundojë më 9 maj 2027.