𝐄𝐊𝐈𝐏𝐈 𝐊𝐎𝐌𝐁𝐄̈𝐓𝐀𝐑 | 𝐔-𝟐𝟏 ⚽🇦🇱
Sulmuesi Roki Toma grumbullohet me Shqipërinë U-21
Roki Toma pjesë e seleksionit kuqezi për ndeshjen miqësore që ekipi ynë kombëtar U-21 do të zhvillojë ndaj Uzbekistanit. Në listën e publikuar së fundmi, trajneri i përfaqësueses U-21, Alban Bushi, ka përfshirë edhe sulmuesin e skuadrës sonë.

Toma vjen në këtë grumbullim pas një sezoni në rritje të vazhdueshme, ku ka zhvilluar 27 ndeshje me fanellën e kuqe, duke realizuar 5 gola. Përveç kontributit në finalizim, ai është dalluar për angazhimin dhe ndikimin në të gjitha fazat e lojës, duke u shndërruar në një element të rëndësishëm për skuadrën.
Ftesa në përfaqësuese konfirmon progresin e sulmuesit dhe paraqitjet pozitive me ekipin, duke e shpërblyer për punën dhe përkushtimin gjatë sezonit.
Klubi i uron Roki Tomës suksese me fanellën kuqezi 🔴⚫️





















