ABISSNET SUPERIORE, PARTIZANI – VLLAZNIA Stadiumi “Air Albania”, mirëpret sfidën e javës së 12-të

Partizani rikthehet të luajë në stadiumin “Air Albania”. Sfidën ndaj Vllaznisë të vlefshme për javën e 12 të Abissnet Superiore të kuqtë do ta luajnë si pritës në impjantin modern të kryeqytetit.

“Air Albania” do të jetë stadiumi ku “Demat e Kuq” do të luajnë në vazhdim, deri në përfundim të rikontruksionit të stadiumit “Arena e Demave”, i cili është përzgjedhur si një prej impjanteve që do të mirëpresë ndeshjet e kampionatit Europian të 21 vjeçarëve. Nga fillimi i sezonit të ri futbollistik të kuqtë janë detyruar ti luajnë ndeshjet si pritës në stadiumet e Vorës dhe Rrogozhinës, ndërkohë që derbi ndaj Tiranës ishte përballja e vetme që Partizani ka luajtur në kryeqytet përgjatë këtyre 11 javëve.

Një motivim më shumë do të jetë edhe për të besuarit e trajnerit Mislav Kargolan që tashmë pritet të kenë edhe mbështejtjen e tifozerisë së kuqe në vijim të këtij sezoni.