Vajza | Superiore & U17 | Java 12

Partizani Vajza | Superiore £ U17 

Java e 12 e Kategorisë Superiore për vajza ka qenë pozitive për skuadrat e kuqe të Partizanit, që kanë arritur dy fitore të rëndësishme në dy ndeshje.

Në transfertën ndaj Lushnjës, skuadra e parë e drejtuar nga Cyme Lulaj arriti një fitore të qartë 4-0. Ndeshja u vendos që në pjesën e parë në fushën e “Plugut” në Lushnjë:

Nuho shënoi në minutën e 21-të

Hiden në minutën e 41-të

Arlinda Kodra realizoi dy gola në minutat 44 dhe 51

Kjo ishte fitorja e gjashtë për skuadrën kuqe, e cila tashmë pret Egnatian për të kërkuar fitoren e radhës dhe për të mbajtur shpresat të gjalla për zonën e Final Four.

Ndërkohë, një tjetër sfidë me interes u zhvillua vetëm 24 orë më parë në Arenën e Demave, ku vajzat e U17, po ashtu të drejtuara nga Cyme Lulaj, fituan 5-0 ndaj Kinostudios. Golat u shpërndanë:

Dy gola nga Selmani

Një gol për secilën nga Hysenaj, Toçi dhe Kadiolli

Me këtë fitore, U17 rikthehet në krye me 19 pikë dhe tashmë do të përgatitet për sfidën e ardhshme në Durrës, ndaj Teutës.