PARTIZANI VAJZA E NIS ME “7”: DEBUTIM BINDËS NË KAMPIONAT

PARTIZANI VAJZA E NIS ME “7”: DEBUTIM BINDËS NË KAMPIONAT

Skuadra e drejtuar nga Cyme Lulaj ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin 2026–27. Partizani mposhti 7–0 Kinostudion në  Kamëz, në takimin e javës së parë të Kategorisë Superiore Vajza. Kodra dhe Koka realizuan nga dy gola, ndërsa Alushaj, Demushi dhe Kadiolli plotësuan suksesin e të kuqeve.

Partizani  ka regjistruar një nisje të shkëlqyer në edicionin e ri të Kategorisë Superiore Vajza 2026–27. Në takimin e javës së parë, të zhvilluar në Qendrën Kombëtare Sportive në Kamëz, skuadra e drejtuar nga Cyme Lulaj fitoi me rezultatin e thellë 7–0 ndaj Kinostudios.

 

Vajzat e kuqe morën kontrollin e takimit që në pjesën e parë. Erisa Alushaj debutoi me gol duke  zhbllokuar rezultatin në minutën e 15-të, duke i dhënë Partizanit avantazhin me të cilin u mbyllën 45 minutat e para, 1–0.

 

Pas pushimit, Partizani rriti ndjeshëm ritmin dhe epërsia u konkretizua edhe në rezultat. Arlinda Kodra dhe Klerisa Koka realizuan nga dy herë, ndërsa Rukena Demushi dhe Gelda Kadiolli iu bashkuan listës së golashënueseve. Së bashku me golin e Alushajt në pjesën e parë, të kuqet e çuan rezultatin përfundimtar në 7–0.

Golashënueset: Kodra ⚽⚽, Koka ⚽⚽, Alushaj ⚽, Demushi ⚽, Kadiolli ⚽.

Trajnerja Cyme Lulaj e nisi takimin me këtë formacion: Irena Ndreu (GK), Elja Zogu, Melisa Doçe, Delma Muça, A. Kodra, Dila Baftia, E. Alushaj, R. Demushi, G. Kadiolli, E. Habili dhe Jorela Hida. Demushi mbajti fanellën me numrin 19.

 

Në dispozicion nga stoli ishin Klleci, Koka, Lleshi, Jani, Hystuna dhe Brahilika, me Koka që la gjurmë pas aktivizimit duke realizuar dy prej shtatë golave të Partizanit.

 

Me 7 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar, Partizani mbyll javën e parë me tri pikë dhe një start pozitiv në sezonin e ri.