PARTIZANI B NIS RRUGËTIMIN ME BARAZIM NDAJ LUZIT

PARTIZANI B E NIS ME NJË PIKË

Partizani B e ka nisur sezonin e ri me një barazim pa gola në transfertën ndaj Luzit, në takimin e zhvilluar në stadiumin “Luz i Vogël”.

 

Ky ishte takimi i parë zyrtar për trajnerin Alfred Deliallisi në krye të pankinës së të kuqve.

 

Partizani B e nisi sfidën me këtë formacion: Në portë : Babe Mbrojtës : Bakalli, Mashi, Gjuzi, Shpuza Mesfushorë  :  Kokomani, Bajraktari, Ozor Sulmues : Qokthi, Treni, Rushiti

Sfida solli edhe debutimin e tre lojtarëve premtues, Aziak Babe , Kleo Shpuza dhe Patrik Treni, ndërsa një tjetër moment i rëndësishëm ishte rikthimi në shtëpi i Danilo Bajraktarit.

Një ndeshje e dominuar nga të kuqtë që prej minutave të para, me skuadrën që kontrolloi lojën dhe krijoi mundësi për të kaluar në avantazh, por në fund mungoi finalizimi për të konkretizuar epërsinë në fushë.

Gjatë pjesës së dytë, trajneri Deliallisi hodhi në fushë edhe Boçkën, Hasanas, Diallo, Qamilin, si dhe 23-vjeçarin etiopian Tambwe, i ardhur nga Shkumbini.

Pavarësisht dominimit, goli nuk erdhi dhe Partizani B u largua nga “Luz i Vogël” me një pikë në ndeshjen e parë të sezonit.

Tashmë vëmendja zhvendoset te sfida e radhës. Kalendari rezervon një tjetër transfertë për të kuqtë, këtë herë ndaj Shirokës, më 19 shtator.

 

✍️ Pap Kodra