Akademia Partizani, katër sfida në programin e fundjavës për javën e 7-të

Akademia Partizani, katër sfida në programin e fundjavës për javën e 7-të

 

Akademia Partizani rikthehet në fushë këtë fundjavë me takimet e javës së 7-të të kampionatit “Abissnet Superiore” për moshat. Katër skuadrat e kuqe, U15, U16, U17 dhe U18, do të zhvillojnë ndeshjet e tyre në shtëpi, përballë Skënderbeut dhe Vllaznisë.

Programi nis të shtunën, më 31 tetor, me dy përballjet ndaj Skënderbeut. Skuadra U15, e drejtuar nga trajneri Uliks Tirana, do të zbresë në fushë në orën 10:00, ndërsa në orën 12:00 do të jetë radha e ekipit U18, nën drejtimin e trajnerit Algert Hurdha.

 

Të dielën, më 1 nëntor, vëmendja do të zhvendoset te dy përballjet ndaj Vllaznisë. Në orën 10:00, skuadra U16 e trajnerit Altin Birçe do të kërkojë një tjetër rezultat pozitiv, ndërsa në orën 12:00 ekipi U17, i drejtuar nga Bektash Çapoku, do të mbyllë programin e fundjavës për Akademinë Partizani.

Ndërkohë, takimi i parashikuar mes Partizanit U19 dhe Skënderbeut është shtyrë dhe do të zhvillohet në një datë që do të përcaktohet në vijim.

 

Programi i ndeshjeve – Java 7

 

E shtunë, 31 tetor 2026

 

– U15 | Partizani – Skënderbeu | 10:00

– U18 | Partizani – Skënderbeu | 12:00

 

E diel, 1 nëntor 2026

 

– U16 | Partizani – Vllaznia | 10:00

– U17 | Partizani – Vllaznia | 12:00

 

Katër përballje të rëndësishme për ekipet e Akademisë Partizani, që synojnë të vijojnë ecurinë pozitive dhe zhvillimin e talenteve të rinj kuq.