Partizani B kërkon vazhdimësinë në Koplik, përballë Veleçikut
Partizani B rikthehet në fushë këtë të shtunë, më 31 tetor, për të zhvilluar takimin e vlefshëm për javën e 6-të të Kategorisë së Dytë, Grupi A. Të kuqtë do të përballen në transfertë me KF Veleçikun, në stadiumin “Vëllezërit Duli”, duke nisur nga ora 13:30.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Alfred Deliallisi vjen në këtë përballje pas suksesit 3-2 ndaj Tërbunit, në një takim emocionues të zhvilluar në kompleksin “Dinamo City” në Arbanë.
Fitorja e javës së kaluar ka sjellë një impuls pozitiv në kampin e kuq, ndërsa objektivi mbetet vazhdimësia e rezultateve dhe konsolidimi i paraqitjeve në kampionat.
Përballja ndaj Veleçikut përfaqëson një tjetër provë për grupin e drejtuar nga Deliallisi, i cili synon të shfrytëzojë momentin pozitiv dhe të marrë maksimumin edhe në këtë transfertë.
KF Veleçiku – Partizani B
Kategoria e Dytë | Grupi A | Java 6
31 Tetor 2026 | Ora 13:30
Stadiumi “Vëllezërit Duli”, Koplik



















