🎙️| Konferenca për shtyp e trajnerit Mislav Karoglan, në prag të takimit ndaj Teutës 👇

Ndaj Elbasanit keni pĂ«suar njĂ« tjetĂ«r humbje –


Karoglan:  Ndeshja e fundit ishte pozitive për ne, ishim shumë afër të merrnim 3 pikët, por nuk arritëm të shfrytëzonim ato 3 raste të pastra. Ky është futbolli.

Ju kanĂ« mjaftuar kĂ«to tre javĂ« qĂ« ti trasmetoni skuadrĂ«s idetĂ« tuaja –

Karoglan: Unë kam zhvilluar një analizë të plotë por nuk kam dashur ta bëj publike. Unë gjithmonë besoj tek kjo skuadër Të jem i sinqertë kemi patur shumë dëmtime diçka e papritur për mua, çdo javë humbasim lojtarë.

PĂ«rballja ndaj TeutĂ«s –

Karoglan: Teuta së bashku me Egnatian janë dy nga skuadrat favorite për të fituar titullin. Në këtë situatë do të përpiqemi të përmirësohemi, të jemi më të fokusuar në detaje, në performancën individuale për të qenë një skuadër më e mirë. Në çdo ndeshje gjithmonë pres një rezultat të mirë. Për mua në futboll frika nuk egziston, nuk mund ta pranoj frikën. Ja kam thënë edhe djemve dje në analizën që kemi zhvilluar. Frika për mua është armiku më i madh. Duhet të jemi të motivuar, të tregojmë grintë, karakter në përballjen ndaj Teutës.

Ky grup lojtarĂ«sh mund ta kalojĂ« kĂ«tĂ« situatĂ« –

Karoglan: Sigurisht, jam i bindur është vetëm çështje kohe. Kam marrë përgjigje mjaft të mira nga lojtarët. Po aplikojmë metoda të reja edhe pse praktikisht kemi gjysmën e skuadrës të dëmtuar. Nuk dua të krijoj alibi.