Debutim pozitiv për Vatën dhe Himallarin me Kombëtaren e 19-vjeçarëve 🇦🇱
Dion Vata dhe Elson Himallari regjistruan debutimin e tyre me fanellën e Kombëtares U19, në testin e parë miqësor ndaj Lituanisë.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Fatjon Tafaj fituan me rezultatin 3-2, në një takim ku të dy futbollistët tanë patën mundësinë të tregojnë vlerat e tyre.

Dion Vata e nisi sfidën nga minuta e parë dhe qëndroi në fushë deri në minutën e 83-të, ndërsa Elson Himallari u aktivizua në minutën e 63-të.
Një debutim pozitiv për dy djemtë e Partizanit, të cilët treguan nivel të lartë, personalitet dhe përshtatje të shpejtë me skuadrën, duke konfirmuar progresin e tyre të vazhdueshëm.
Tashmë vëmendja kalon te testi i dytë miqësor. Shqipëria U19 dhe Lituania U19 do të përballen sërish më 2 tetor, në stadiumin e Vorës.
Një hap i ri, një eksperiencë e re dhe shumë rrugë përpara. Urime Dion dhe Elson! 🇦🇱🔴



















