🔴 DY TALENTE TË KUQ, NË MISIONIN KUQEZI! 🇦🇱
EKIPI KOMBËTAR | U-17
Fabio Hyseni dhe Rean Caslli janë grumbulluar me Kombëtaren shqiptare U-17 për ndeshjet e raundit të parë kualifikues të Kampionatit Europian 2027.
Dy futbollistët e Akademisë Partizani kanë marrë besimin e trajnerit Armand Dama, duke u bërë pjesë e kuqezinjve për tri përballjet e Grupit 4 ndaj 🇸🇪 Suedisë (11 nëntor), 🏴 Skocisë (14 nëntor) dhe 🇫🇮 Finlandës (17 nëntor), që do të zhvillohen në Shqipëri.
Një tjetër vlerësim për talentet e Akademisë sonë, të cilët vijojnë të hedhin hapa të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre futbollistik, duke përfaqësuar me krenari ngjyrat e Partizanit në arenën ndërkombëtare.
Krenarë për ju, djema! Suksese me shqiponjën në gjoks! 🇦🇱



















