🇪🇺 🇦🇱 PARTIZANI FEMRAVE SIGURON PJESËMARRJEN NË UEFA WOMEN’S EUROPA CUP

🇪🇺 🇦🇱 PARTIZANI FEMRAVE SIGURON PJESËMARRJEN NË UEFA WOMEN’S EUROPA CUP

 

ℹ️ Një tjetër faqe e artë është shkruar në historinë e klubit të Partizanit Femrave . Pas një sezoni të jashtëzakonshëm në kampionatin shqiptar të futbollit për femra, skuadra e kuqe ka siguruar pjesëmarrjen në edicionin inaugurues të UEFA Women’s Europa Cup 2025-26, një kompeticion i ri evropian i organizuar nga UEFA për klubet e femrave.

 

ℹ️ Ky është një sukses historik, pasi për herë të parë në histori, një ekip femrash nga Klubi i Partizanit do të përfaqësojë ngjyrat kuqezi në arenën ndërkombëtare. Përveç krenarisë që kjo sjell për klubin, pjesëmarrja në një kompeticion të tillë është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit të femrave në Shqipëri.

 

🥈Sezoni 2024-2025

 

Partizani i drejtuar nga trajnerja Aurora Seranaj mbylli sezonin 2024-2025 në një formë mbresëlënëse: Vendi i dytë në kampionat , me 91 gola të shënuar dhe vetëm 20 të pësuar. Kjo është një ndër performancat më të mira në historinë e ekipit, duke vendosur edhe disa rekorde të reja.

 

ℹ️ Në sajë të kësaj paraqitjeje, dhe në bazë të formatit të ri të kompeticioneve të UEFA-s, Partizani është përzgjedhur të marrë pjesë në UEFA Women’s Europa Cup, ku do të jetë pjesë e raundit të parë kualifikues, së bashku me ekipe si Grasshopper (Zvicër), Spartak Subotica (Serbi), Aris Limassol (Qipro), Anderlecht (Belgjikë), KuPS (Finlandë) dhe të tjera.

 

🇪🇺 Uefa Europa Cup 2025-2026

 

Pjesëmarrja në UEFA Women’s Europa Cup përfaqëson jo vetëm një shpërblim për punën e bërë, por edhe një mundësi të artë për përvojë ndërkombëtare dhe për të promovuar futbollistet e reja shqiptare.

#fkpartizanifemrat #përjetmetypartizan🔴 #uefaeuropacup