Skena europiane zhvendoset në Çeki, Partizani Channel ju sjell çdo emocion!

UEFA Youth League | Hradec Králové – Partizani U19, drejtpërdrejt në Partizani Channel

 

Partizani Channel do të transmetojë drejtpërdrejt përballjen mes FC Hradec Králové U19 dhe Partizanit U19, e vlefshme për ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të UEFA Youth League.

 

Takimi do të zhvillohet sot, më 4 nëntor, në orën 17:30, në stadiumin “Malšovická Arena” në Çeki.

 

Pas humbjes 0-6 në përballjen e parë në Tiranë, skuadra e drejtuar nga Fatjon Muhameti synon një paraqitje dinjitoze në këtë sfidë, që shënon edhe përmbylljen e aventurës europiane të të rinjve të kuq.

 

Pjesëmarrja në UEFA Youth League ka qenë një eksperiencë e rëndësishme për Partizanin U19, duke u dhënë futbollistëve të rinj mundësinë të përballen me kundërshtarë ndërkombëtarë dhe të fitojnë përvojë të vlefshme.

 

Të gjitha emocionet e kësaj përballjeje do të mund t’i ndiqni LIVE, ekskluzivisht në Partizani Channel, duke nisur nga ora 17:30.