Situata që po kalon skuadra –
DEMI: Unë s’jam ekspert futbolli, por e ndjek si president. Më thonë ekspertët që keni ekip shumë të mirë. Lojtarë shumë të mirë. Kemi marrë një trajner që e ka me shumë dashuri. Vetë e kam zgjedhur. Është një djal punëtor. Ka një staf shumë të mirë. Kam besim që ky ngërç shumë shpejt do të kalojë.
Objetivat e skuadrës –
DEMI: E kanë për detyrë që të jenë konkurent për Evropën.
Ecuria e punimeve nĂ« kompleksin sportiv –   Â
DEMI: E them me bindje që do jetë një nga komplekset më të mira në Ballkan. Përveç ca toke që më dha shteti une bleva dhe ca të tjera. Kemi bërë një kuadrat të bukur. Jemi në përfundim fare. Besoj për 1 muaj stadiumi është gati se hidhet tapeti e më pas bari. Një nga fushat e stërvitjes mbaron brenda 10-15 ditëve. Rrugët janë pothuajse të përfunduara. Me fitnes, me pishinë të mbyllur për rikuperime janë të gjitha gati. Jemi ndihmuar edhe nga federata, por shumica është familja ime që ka ndihmuar.



















