Një ditë e ngjeshur me aktivitet për Akademinë Partizani, me katër skuadra që zbresin në fushë në kampionatin Abissnet Superiore të moshave.

Vëmendja kryesore është te derbi i U19 ndaj Dinamo City. Pas triumfit ndaj Tiranës, skuadra e Fatjon Muhametit kërkon vazhdimësinë e rezultateve pozitive në ndeshjen e prapambetur, për të ngushtuar diferencën me kryesuesit.
Ndërkohë, në kuadër të javës së 10-të, Partizani U15 përballet me Vllazninë në Shkodër, U16 sfidon AF Elbasanin, ndërsa U17 do të masë forcat me Shkëndijën e Tiranës në Kamëz.
Programi i ndeshjeve:
* U15 | 10:00 – Vllaznia – Partizani, fusha “Reshit Rusi”.
* U17 | 11:00 – Shkëndija Tiranë – Partizani, QKS Kamëz.
* U19 | 11:00 – Dinamo City – Partizani, Kompleksi Dinamo.
* U16 | 14:00 – AF Elbasani – Partizani, fusha “Shefqet Lamçe”.
Katër përballje dhe një objektiv i përbashkët për të kuqtë: fitorja.



















