Arlinda Kodra merr ftesën e Kombëtares për tri sfidat ndërkombëtare

🇦🇱 ARLINDA KODRA, NË MISIONIN KUQEZI NË KINË! 🔴⚫

Një tjetër vlerësim për Partizani Vajza!

Arlinda Kodra është përzgjedhur për të qenë pjesë e Kombëtares shqiptare të femrave në turneun miqësor ndërkombëtar që do të zhvillohet në Chongqing, Kinë.

Futbollistja e kuqe do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë aktivitet, ku kuqezinjtë do të përballen me 🇨🇳 Kinën, 🇲🇼 Malavin dhe 🇹🇭 Tajlandën, në tri takimet e programuara për datat 28 nëntor, 1 dhe 4 dhjetor.

Një tjetër moment krenarie për klubin tonë dhe një vlerësim për Arlindën, e cila vijon të konfirmojë cilësitë e saj, duke përfaqësuar ngjyrat e Partizanit edhe në arenën ndërkombëtare.

Krenarë për ty, Arlinda! Suksese me fanellën kuqezi! ❤️🖤🇦🇱