SUPERIORE FEMRA PARTIZANI – KINOSTUDIO 7 – 0 Tjetër fitore me goleadë për vajza e kuqe

SUPERIORE FEMRA > PARTIZANI – KINOSTUDIO 7 – 0 Tjetër fitore me goleadë për vajza e kuqe

 

 

Ekipi ynë i femrave ka marre një fitore të pastër në ndeshjen e rradhës të
kampionatit. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, është mbyllur me
fitoren e pastër të vajzave tona 7-0 ndaj ekipit të Kinostudios.
Një takim i cili është dominuar tërësisht nga vajzat tona që kanë hipotekuar 3 pikët
e radhës që në 45 minutat e para duke fiksuar avantazhin e pastër 4 – 0. Në
fraksionin e dytë të lojës skuadra e drejtuar nga Aurora Seranaj do të shënoj edhe
tre gola të tjerë. Loci, Gashi, Begallo dhe një poker i Liridona Gashit realizuan për
ekipin tonë golat e suksesit 7 – 0 që ishte edhe i katërt radhazi. Pas javës së 14-të
të kampionatit, Partizani ngjitet në kuotën e 30 pikëve dhe thuajse e ka siguruar
zonën “Final four”, ku do të luftojë për fitimin e titullit kampion.