Partizani Vajza, në transfertë ndaj Egnatias për javën e gjashtë

Partizani Vajza, në transfertë ndaj Egnatias për javën e gjashtë

 

Skuadra e Partizanit për vajza rikthehet në fushën e lojës këtë fundjavë, ku do të përballet me Egnatian në kuadër të javës së gjashtë të Kategorisë Superiore për sezonin 2026–2027.

 

Takimi do të zhvillohet të shtunën, më 7 nëntor, në orën 10:00, në Fushën Plug.

 

Pas fitores së thellë 15–0 në transfertën ndaj Lushnjës, vajzat e kuqe synojnë të vijojnë momentin pozitiv dhe të konfirmojnë formën e mirë që po kalojnë në këtë fillim sezoni.

 

Nën drejtimin e trajneres Cyme Lulaj, Partizani kërkon një tjetër paraqitje bindëse dhe një rezultat pozitiv për të vijuar ecurinë në kampionat.

 

EGNATIA – PARTIZANI VAJZA

 

Kategoria Superiore | Java 6

 

E shtunë, 7 nëntor | Ora 10:00

 

Fusha Plug