Akademia Partizani, shtatë përballje në javën e tetë të kampionatit
Një tjetër fundjavë intensive për Akademinë Partizani, me shtatë skuadra që do të zbresin në fushë në kampionatet përkatëse të moshave. Nga U19 deri te U13, të kuqtë do të kërkojnë rezultate pozitive në përballjet e programuara për datat 7 dhe 8 nëntor.

Dy skuadrat më të mëdha të akademisë, U19 dhe U18, do të presin Vorën në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Të parët që do të zbresin në fushë janë të besuarit e trajnerit Algert Hurdha, në orën 10:00, ndërsa në orën 12:00 do të jetë radha e skuadrës U19, të drejtuar nga Fatjon Muhameti. Të dyja takimet do të transmetohen live në Partizani Channel .

Ndërkohë, ekipet U17 dhe U16 do të udhëtojnë drejt Vorës, ku do të përballen me vendasit në Fushën e Sportit Ahmetaq. Skuadra U17 do të luajë në orën 12:00, ndërsa U16 në orën 14:00.
Në të njëjtën ditë, skuadra U15 do të presë Shënkollin në Qendrën Kombëtare Sportive Kamëz, duke nisur nga ora 14:30.

Programi i fundjavës do të përmbyllet të dielën, më 8 nëntor, me dy përballjet e skuadrave U14 dhe U13 ndaj Dinamo City. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në kompleksin sportiv në Arbanë. Fillimisht do të zbresë në fushë skuadra U13, në orën 10:00, ndërsa U14 do të luajë në orën 12:00.
Programi i plotë i ndeshjeve
E shtunë, 7 nëntor 2026
– U19: Partizani – Vora | 12:00 | Shtëpia e Futbollit
– U18: Partizani – Vora | 10:00 | Shtëpia e Futbollit
– U17: Vora – Partizani | 12:00 | Fusha e Sportit Ahmetaq
– U16: Vora – Partizani | 14:00 | Fusha e Sportit Ahmetaq
– U15: Partizani – Shënkolli | 14:30 | QKS Kamëz
E diel, 8 nëntor 2026
– U14: Dinamo City – Partizani | 12:00 | Arbanë
– U13: Dinamo City – Partizani | 10:00 | Arbanë
Shtatë përballje dhe një objektiv i përbashkët për Akademinë Partizani: vazhdimësia e rezultateve pozitive, rritja e nivelit konkurrues dhe zhvillimi i talenteve të rinj.
Forca Partizani!



















