Leonora Dedgjonaj, 100 herë me fanellën e kuqe!
Një kapitull i veçantë në historinë e ekipit tonë të femrave shkruhet nga kapitenia Leonora Dedgjonaj, e cila ka arritur plot 100 ndeshje zyrtare me fanellën e Partizanit. Prej pesë vitesh, Nora është jo vetëm një lojtare kyçe në fushë, por një simbol i përkushtimit, lidershipit dhe fair-play-t – duke mos marrë asnjë karton të kuq në të gjithë karrierën e saj me të kuqen e zemrës.
Me 14 gola të shënuar, performanca e saj është kurorëzuar edhe me përfaqësimin e Partizanit në kombëtaren kuqezi gjatë këtij viti, duke përmbushur me krenari edhe misionin përtej klubit.
Klubi i Partizanit dhe drejtuesja e ekipit Aurora Seranaj shprehin mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të Nores dhe i urojnë sa më shumë suksese në të ardhmen – gjithmonë me fanellën e kuqe në zemër !