Kampionët kanë mirpritur sot Znj.Bora Muzhaqi, Ministër Shteti për Rininë dhe Fëmijët.

Shtëpia e kuqe ka patur një vizitor të veçantë ministren Bora Muzhaqi, e cila sot ishte prezente në ambientet e Kompleksit Sportiv Partizani.
Muzhaqi e cila u prit nga përfaqësues të klubit dhe Akademisë Partizani ka takuar nga afër ekipet e Akademisë U-15 dhe U-16 si dhe ekipin e Femrave të Partizanit. Njëkohësisht ajo vizitoj ambjentet e klubit dhe përgëzoj investimin madhor të kryer nga Presidenti Demi i vetmi i këtij lloji në Shqipëri. Muzhaqi siguroi mbështetjen e plotë nga ana dikasterit që ajo drejton në shërbim të të rinjve dhe aktiviteteve sportive.