FEMRA PARTIZANI – TIRANA 2 – 1 Vajzat e kuqe e mbyllin “Final 4” në vendin e tretë

Partizani i femrave ka triumfuar në finalen e vogël të “Final 4”. Në përballjen e luajtur për vendin e 3 dhe të 4 skuadra jonë ka mposhtur në derbi rivalet e Tiranës me rezultin 2 – 1.  Në ndeshjen e luajtur në “Shtëpinë e Futbollit” në kryeqytet skuadra e drejtuar nga Aurora Seranaj do të fiksonte avantazhin në minutën e 75 të takimit me autore Egzona Gashin. Ndërkohë në minutën e fundit të sfidës do të ishte Liridona Gashi ajo që do të kalonte sërisht në avantazh vajzat tona duke vulosur edhe fitoren e Partizanit 2 – 1. Vajzat e kuqë e mbyllin në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme pas dy rivaleve Vllaznisë dhe Apolonisë. Ndërkohë tashmë skuadra jonë do të synoj të fitoj trofeun e kupës së shqipërisë teksa në finale do të ketë Apoloninë.      fenra