Nga viti 2020 kur Partizani debutoj për herë të parë me skuadrën në kampionatin e femrave nuk ishin parë të tilla rekorde të vendosura brenda një sezoni futbollistik. Vajzat e kuqe në këtë sezon futbollistik dhuruan një prej sezoneve më pozitive përgjatë 4 viteve. Ekipi ynë i femrave në këtë sezon e mbylli kampionatin në vendin e 3 me 39 pikë duke fituar 13 takime dhe humbur vetëm 5 të tilla. Një rekord më vete ishte dhe golavarazhi që e vendosi skuadrën tonë në vendin e dytë me 141 gola të shënuar duke u konfirmuar sulmi i dytë më i mirë i kampionati. Gjithashtu duke pësuar më pak se çdo sezon vetem 15 gola. Rekordeve të këtij sezoni futbollistik i bashkengjiten edhe fitoret e bukura në duelet derbi të kryeqytetit. Përballjet derbi ishin kthyer në tabu për skuadrën tonë, por me ardhjen e AURORA SERANAJ Partizani arriti ta mposhte Tiranën edhe në final 4 për vendin e tretë, por gjithashtu edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Në finalen e Kupës së Shqipërisë Partizani bëri gjithçka duke zhvilluar një takim të denjë por fati nuk ishte me skuadrën tonë. Një sezon i gjatë i bukur dhe me shumë emocione dhe rekorde pozitive Puna e palodhur e trajneres Aurora Seranaj e asistuar nga Berta Lako mori frytet e një sezoni për tu mbajtur mend gjatë ….