Femra: Partizani dominon dhe fiton derbin e Kryeqytetit “Alla Sara Begallo”!

Partizani fiton Derbin e Kryeqytetit duke mposhtur Tiranën në shtëpinë e saj me rezultatin 1:3. Skuadra jonë ishte e vendosur, kërkuese dhe dominuese gjatë gjithë takimit. Dy golat e Sara Begallo u shoqëruan me golin e Kesjana Goros duke e vulosur takimin në shifrat 1:3.
Për tu vlersuar njëri nga golat e Sara Begallos nga goditja e dënimit, në një kënd të prirët me portën. Sara shënon një nga golat më të bukur të këtij sezoni futbollistik. Tashmë Partizani i vërsulet kreut të rënditjes duke e ngushtuar diferencën me Tiranën e vendit të tretë me vetëm  3 pikë .