FEMRA | PARTIZANI 24-0 SKËNDERBEU

Femra : Partizani dhe Sara Begallo si një uragan ndaj Skëndërbeut !

U zhvillua sot takimi i javës së 12-të mes Partizanit dhe Skëndërbeut. Takim vendosi një rekord të ri për Partizanin që mori një fitore me goleadë 24-0 . Ndeshja nisi vrullshëm me skuadrën tonë që ishte kërkuese dhe dominuese duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 14-0. Pjesa e dytë nisi më e qetë por skuadra jonë ishte e vendosur për të arritur një rekord të ri, ku në fund rezultati final do të ishte 24-0 . Për tu theksuar paraqitja fantastike e Sara Begallos që me 13 gola të shënuar në këtë takim, pozicionohet në top listën e golashënuesëve të kompeticionit.