Femra | FINALE KUPA E SHQIPERISE Partizani – Apolonia 1 – 2

Partizani i femrave është mundur në finalen e kupës së Shqipërisë 1 – 2 ndaj Apolonisë. Edicioni i 15 i Kupës së Shqipërisë do të shënonte edhe pjesmarrjen e parë historike të vajzave të kuqe në finalet e këtij kompeticioni.  

Një takim të cilin skuadra jonë e nisi mirë pjesën e parë duke zhvilluar një ndeshje të luftuar  dhe krijuar disa raste të pastra shënimi. Fraksioni dytë i lojës do të fliste më shumë për Fieraket të cilat arritën të shënojnë dy gola të shpejt brenda 7 minutash 64′ dhe 71′ . Gjithsesi vajzat e drejtuara nga Aurora Seranaj edhe pas disavantazhit të dy golave u mundua të reagojnë duke shkurtuar shifrat në min e 94′ nga pika e 11 mentrave me Mikaela Metallan e do të vuloste shifrat e finales së kupës së shqipërisë 1:2 për Apoloninë.