Femra | Final Four | Skuadra e Aurora Seranaj prek finalen e madhe !

Femra | Final Four | Skuadra e Aurora Seranaj prek finalen e madhe !

FINAL FOUR | SEMI FINAL

 

GRAMSHI – PARTIZANI 0:1 ⚽️ Metalla 41′

 

Ka përfunduar edhe sfida e kthimit mes Gramshit dhe Partizanit, takim i vlefshëm për fazën “Final Four”, aty ku skuadra jonë kishte marrë një fitore minimale në “Arenën e Demave”. Në ndeshjen e kthimit, u përsërit i njëjti rezultat, teksa vajzat e drejtuara nga Aurora Seranaj kaluan në finalen e madhe falë dy fitoreve minimale 1-0 dhe 0-1. Në sfidën e sotme, goli i vetëm u realizua nga Mikaela Metalla në minutën e 41-të.

 

Një sukses i rëndësishëm që jo vetëm e çon skuadrën e kuqe në finale, por i siguron edhe një biletë për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane.