DY TALENTE TË PARTIZANIT, PJESË E KOMBËTARES U-15! 🔴⚫
Brajan Hykollari dhe Savio Disha janë grumbulluar me Kombëtaren shqiptare U-15 për turneun ndërkombëtar UEFA Development Tournament, që do të zhvillohet në Shqipëri.

Dy futbollistët e Akademisë Partizani që tashmë janë bërë pjesë të projektit Elite Youth kanë marrë besimin e trajnerit Bledar Borova dhe do të jenë pjesë e kuqezinjve për tri përballjet:
🇬🇧 Shqipëri – Irlanda e Veriut | 19 nëntor
🇵🇱 Shqipëri – Poloni | 21 nëntor
🇫🇴 Shqipëri – Ishujt Faroe | 24 nëntor
📍 Shtëpia e Futbollit | 🕑 14:00
Një tjetër vlerësim për Akademinë e Kuqe, që vijon të kontribuojë me talentet e saj në ekipet kombëtare të moshave.
Krenarë për ju, djema! Suksese me fanellën kuqezi! 🇦🇱



















