🇪🇺 Kjo fundjavĂ« sjell shortin pĂ«r Partizani Vajza nĂ« UEFA Women’s Europa Cup

🇪🇺 Kjo fundjavë sjell shortin për Partizani Vajza në UEFA Women’s Europa Cup

 

🔴 Skuadra e femrave e Partizanit do të marrë pjesë për herë të parë në UEFA Women’s Europa Cup në sezonin 2025/26. Shorti për raundin e parë kualifikues do të hidhet më 31 gusht në ora 13:00 në Nyon të Zvicrës . Ndeshjet e para do të zhvillohen më 10 dhe 11 shtator, ndërsa ndeshjet e kthimit më 17 dhe 18 shtator.

 

⚽ Skuadra jonë po përgatitet nën drejtimin e trajneres Cyme Lulaj për këtë sfidë europiane.

 

ℹ️ UEFA Women’s Europa Cup do të nisë sezonin e saj inaugural në vitin 2025/26, duke sjellë një garë të dytë për klubet e femrave në futbollin europian, krahas UEFA Women’s Champions League. Në këtë turne do të marrin pjesë 43 skuadra, të cilat do të garojnë në format eliminues me dy ndeshje në çdo fazë, përfshirë edhe finalen.

 

#partizanifemra #uefa #partizanichannel