Tre vajza të Partizanit në Kombëtaren U19, shpërblehen paraqitjet pozitive të javëve të fundit
Andrea Klleci, Gelda Kadiolli dhe Erisa Alushaj janë grumbulluar me Kombëtaren shqiptare U19 për vajza, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian 2027.

NjĂ« tjetĂ«r lajm pozitiv pĂ«r skuadrĂ« e vajzave tĂ« Partizanit qe  vijon tĂ« pĂ«rfaqĂ«sohet me futbolliste nĂ« ekipet kombĂ«tare tĂ« moshave. Andrea Klleci, Gelda Kadiolli dhe Erisa Alushaj kanĂ« marrĂ« ftesĂ«n pĂ«r t’u bashkuar me pĂ«rfaqĂ«suesen kuqezi U19, e cila do tĂ« zhvillojĂ« tri takime nĂ« kuadĂ«r tĂ« raundit tĂ« parĂ« kualifikues tĂ« Kampionatit Europian, Liga B.

Grumbullimi i tre futbollisteve vjen në një moment pozitiv për skuadrën e drejtuar nga Cyme Lulaj, e cila gjatë javëve të fundit ka treguar rritje në lojë, rezultate bindëse dhe një vazhdimësi që po reflektohet edhe në vlerësimin e lojtareve të saj nga ekipet kombëtare.

Fitorja 2-0 në transfertë ndaj Egnatias, e ndjekur nga suksesi i rëndësishëm 1-0 përballë Vllaznisë .
Kjo ecuri u shoqërua edhe me një tjetër fitore bindëse, 4-0 ndaj Kinostudios, ku skuadra konfirmoi formën e mirë dhe forcën e saj në repartin ofensiv.
Në këtë atmosferë pozitive vjen edhe grumbullimi i Andrea Kllecit, Gelda Kadiollit dhe Erisa Alushajt, tri futbolliste që janë pjesë e projektit të Partizanit dhe që tashmë do të kenë mundësinë të japin kontributin e tyre edhe me fanellën e Kombëtares.
ShqipĂ«ria U19, e drejtuar nga trajnerja Daniela Kodra, do t’i zhvillojĂ« tĂ« tria takimet nĂ« “ShtĂ«pinĂ« e Futbollit”, sipas kĂ«tij kalendari:
– 27 nĂ«ntor, ora 14:00: 🇨🇾Qipro – ShqipĂ«ri🇦🇱
– 30 nĂ«ntor, ora 14:00: 🇦🇱ShqipĂ«ri – Moldavi🇲🇩
– 3 dhjetor, ora 14:00: 🇦🇱ShqipĂ«ri – Letoni 🇱🇻
Grumbullimi i tri futbollisteve është një tjetër tregues i punës që po zhvillohet te Partizani Vajza, ku rezultatet e skuadrës së parë po shoqërohen me rritjen dhe afirmimin e talenteve të reja.
Tre emra të tjerë të Partizanit që do të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi në arenën ndërkombëtare, duke konfirmuar vazhdimësinë e një periudhe pozitive për futbollin e vajzave në klubin e kuq.



















