Karoglan: Unë besoj se në 70 minutat e para ishim shumë të mirë. Në pjesën e parë kishim raste të mira me Pasagic dhe Kekon, ndërsa në pjesën e dytë bëmë presing të lartë. Kishim më shumë zotërim të topit sesa në pjesën e parë. Ajo që nuk ishte e mirë ishin 15 minutat e fundit. Mu duk sikur u trembëm, si me Elbasanin. Vështirësia psikologjike e kësaj skuadre, kur je i fundit, e vuan psikologjikisht. Jam shumë krenar për çunat, se e vuajtëm shumë sot. Nuk kam dalë nga dhoma ime për tre javë.
Do të jem shumë i sinqertë. Kur erdha fillimisht, provova një model tjetër, por pas dy ndeshjeve e kuptova që nuk mund të luaja ashtu siç kam luajtur më parë me ekipet e mia dhe fillova të përshtatem që nga ndeshja me Elbasanin. Ne kemi analizuar Teutën. Ka presingun më të mirë në kampionat dhe kishim plan të qartë se si të mundoheshim të luanim kundër tyre. Janë një ekip shumë i mirë dhe me Egnatian janë aty-aty. Mendoj se lojtarët e ekzekutuan planin shumë mirë.
A do të vazhdojmë kështu? Mundohesh gjithmonë të analizosh çfarë bën kundërshtari dhe, brenda saj, do të bëjmë ndryshime për 20-25%, në varësi të situatës.
Ata çuan tre lojtarë të mëdhenj përpara. Unë u mundova të bëja presing te burimi i golit. Nuk ishim gjithmonë të suksesshëm, padyshim, por është një proces i ekipit dhe do të jetë i vështirë. Por mendoj se lojtarët na ndjekin. Nuk ka ekip të dobët në këtë kampionat, me sa shoh. Në këtë kampionat të gjithë mund të mposhtin këdo. Është një kampionat shumë i hapur. U thashë lojtarëve që nuk ka asgjë për të festuar, se jemi në fund. Çdo stërvitje, çdo ndeshje është me disiplinën maksimale, që të mundohemi të dalim mbi ujë.
I lumtur qĂ« nuk pĂ«suat gol –
Karoglan: Shumë i lumtur, ky ishte objektivi im dhe po mundohesha të analizoja mbrojtësit se si t’i ndihmoja. Do t’i shohim të dy sistemet në të ardhmen. Edhe duke luajtur të gjitha ndeshjet jashtë, ndjejmë mungesën e tifozëve. Shpresoj që një ditë së shpejti të meritojmë që të vijnë më shumë dhe të kthejnë buzëqeshjen e tyre. Është një periudhë e vështirë për të gjithë ne. Ndoshta nuk jemi ekipi më i mirë, por mund të premtoj vetëm që do të luftojmë, si sot.



















