Aktualisht jemi në pikën ku ligji i sponsorizimit ka kaluar në komisione dhe pritet të miratohet. Si e vlerësoni deri tani ecurinë e këtij ligji –
DEMI: Jemi të informuar, por jo 100% sepse edhe ligji akoma nuk ka përfunduar. Nga sa informacion që kemi është një ligj jo tamam për sportin. Kryeministri ynë Edi Rama ka vite që ka dhënë fjalën për tu bërë ky ligj për sportin. Erdhi dita që e kanë iniciuar një ligj, por është një ligj i gjysmuar. Po thonë se do jepen 30%, por nuk jep as 30 as asgjë sepse i ke vendosur tavan. Tavani parë është 20 milion euro për artin, kulturën dhe sportin nuk është asgjë. E dyta sikur të jetë real ne do të varemi nga ministria, kur shteti shqiptar ka një drejtori tatimesh që nëpërmjet kësaj drejtorie kemi ardhur këtu ku jemi. Unë i bëj thirrje kryeministrit tonë të nderuar që të insistoj dhe të bëhet diçka reale.
Ky ministër është një djalë shumë i mirë, që e njoh, por s’ka lidhje me sportin. Ai mund të jetë i lidhur me artin dhe kulturën. Sipas dëshirës ai atje do ti dërgojë. Do bëhet një mish-mash sa ne do fillojmë të zihemi me njëri-tjetrin. Që të bëhet sa më mirë kryministri ta shohë me ekspertët e vetë. Ministri ynë nuk di akoma se çfarë është duke u bërë për sportin. S’ka ardhur njëherë në kantierin e Partizanit. Ka ardhur kryeministri Rama dhe ka mbetur i mrekulluar. Le ta bëjmë siç duhet ligjin.
Kush do marrë më përpara arti, kultura apo sporti? Do katandiset ‘kokoshi një thelë’. Do marri kombëtarja pak më shumë ndërsa ne do jemi prap …. Domethenë do tallen me ne.
Unë edhe një herë i bëj thirrje kryeministrit ta shohi me shumë seriozitet këtë punë se është shumë e thjeshtë. Nuk ka nevojë të futemi në gjithë ato labirinthe. Tatimet të kontrollojnë kush merr sigurime shoqërore, çfarë personeli, sa është ndërmarrja ,kush mund të marri, çfarë mund dhe sa do të marri. Le ta uli përqindjen por dhe ta ndaj kulturën dhe artin më vete dhe sportin më vete sidomos futbollin se aty janë edhe investimet më të mëdha. Ky është opinioni im dhe me sinqeritet e di se kryeministri ka dëshirën për të bërë gjënë më të mirë, po si duket këta rreth e qark duan që të gjithë të marrin vlera dhe në fund do katandiset diçka jo serioze.
Me sa kuptojmë mënyra si do të shpërndahet buxheti nuk shkon direkt për futbollin në këtë rast. Kjo besoj që është edhe thelbi –
DEMI: Buxheti do shkoj për artin, kulturën dhe sportin. Unē flas për futbollin se është futbolli që ka peshë më shumë, sepse do fillojmë të mërzitemi nga unë i pari nëqoftëse nuk do bëhet një ligj i mirë.
Dje pashë futbollin në Itali. Këtu te ne nuk do lejohet të sponsorizojnë kompanitë e basteve pavarësisht se për momentin nuk ka. Po si ore e gjithë evropa i lejon, ndërsa ne jo. A jemi ne më mirë se gjithë evropa.
Dhe këtë ligjin mos bëjnë 30% show. Le ta ndajnë, ta bëjnë 10% arti dhe 10% sporti, por të jetë e lirë dhe të kontrollohet. Mos jetë e varur nga një komision por të kontrollohet nga tatimet.
Pakënaqësinë për ligjin e ri të sponsorizimeve e shprehu edhe federata shqiptare e futbollit, që kërkoi të paktën një tavan prej 10 miliardë lekësh ose 111 milionë euro.
DEMI: Nëqoftëse do bëhet 100 milion është një shifër që do të ketë sukses për sportin, por qoftë edhe 50 milionë. Unë e jap me garanci: nëqoftëse do jepen 50 milionë nga shteti gjysma do rikthehet prap përmes taksave në shtet. 25 do shkojnë në fund. Pse? Do paguhen sigurime shoqërore më shumë. Do formalizohen të gjithë se sot s’jemi 100%, por kjo nesër do të ndodhë.



















