UEFA KONFERENCE LEAGUE Marsakslok kundërshtari i të kuqve në raundin e I

Marsakslok do të jetë kundërshtari i Partizanit në raundin e parë të Konferencë Lige. Shorti i hedhur në Nion i rezervoi skuadrës tonë ekipin nga Malta. Marsakslok u kualifikua në Ligën e konferencës pasi u rendit e katërta në premier ligën malteze e ndihmuar edhe nga fakti që Sliema e renditur e treta fitoi kupën dhe liroi një vend në Europë. Marsakslok grumbulloi 43 pikë në 26 ndeshje duke shënuar 40 gola dhe pësuar 23. Golashënuesi më i mirë i ekipit është braziliani 32 vjeçar Juri autor i 13 golave. I themeluar në vitin 1949 Klubi ka mundur të fitojë vetëm një titull kampion në sezonin 2006-2007. Skuadra malteze rregjistron vetëm 4 pjesmarrje në kupat e europës dhe suksesi më i madh është barazimi 1 – 1 në vitin 2006 përballë boshnjakëve të Zrinjiski Monstar. Në letër është  një skuadër shumë pak e njohur në arenën ndërkombëtare, por vlera në transfermarkt tregon diçka tjetër, skuadra Malteze kushton plot 4.3 million euro  dhe ka në përbërje lojtarë nga kombësi të ndryshme Brazilian, Serb dhe Afrikanë. Për Partizanin kjo do të jetë përballja e dytë në histori që do të luaj me një skuadër malteze. Në vitin 2004 të kuqtë u përballën me Birkirkara në turin e parë të Europa Lige. Partizani kualifikohej falë suksesit të përgjithshëm 5 – 3 teksa fitonin 4 – 2 në stadiumin “Qemal Stafa” dhe humbën ndeshjen e kthimit në Maltë 2 – 1. Takimi i parë Partizani – Marsakslok do të luhet në stadiumin “Air Albania” në 11 korrik , ndërsa ndeshja e kthimit në Maltë në 18 korrik.