AKADEMIA PARTIZANI | BILANCI I FUNDAJVËS

🔴 AKADEMIA PARTIZANI | BILANCI I FUNDAJVËS ⚽

 

 

Një fundjavë me rezultate pozitive për Akademinë Partizani, ku 7 skuadrat e kuqe zbritën në fushën e lojës, duke regjistruar 6 fitore dhe vetëm 1 humbje.

Në fokus paraqitjet bindëse të 19 dhe 18-vjeçarëve, që triumfuan ndaj AF Elbasanit. Skuadra U19, e drejtuar nga Fatjon Muhameti, fitoi 2-0 falë realizimeve të Lleshajt dhe Rrengës, ndërsa skuadra U18 e Algert Hurdhë regjistroi një sukses të thellë 4-0, me Hitajn autor të një dygolëshi dhe Kukelin e Janushajn që plotësuan listën e golashënuesve.

Rrugën e fitoreve e ndoqi edhe U17, në drejtimin e Bektash Çapokut mposhti Skënderbeun 3-0, me golat e Markut, Buçkës dhe Bardhit. Ndërkohë, U16 siguroi tri pikë të rëndësishme në transfertën ndaj Apollo 2016, duke triumfuar 2-1 falë realizimeve të Çeçës dhe Dedjës.

Rezultate pozitive regjistruan edhe dy grupmoshat më të vogla. U14 fitoi 4-1 ndaj Vorës, me Xhilagën, Qelemenin dhe Muçkën mes autorëve të golave, ndërsa U13 siguroi suksesin minimal 1-0 përballë të njëjtit kundërshtar, falë golit të Elezit.

Rezultati i vetëm negativ i fundjavës erdhi nga U15, që u mposht 0-2 në përballjen me AF Elbasanin.

 

📊 REZULTATET E FUNDAJVËS

 

✅ U19 | Partizani 2-0 AF Elbasani

⚽ Lleshaj, Rrenga

 

✅ U18 | Partizani 4-0 AF Elbasani

⚽⚽ Hitaj, ⚽ Kukeli, ⚽ Janushaj

 

✅ U17 | Partizani 3-0 Skënderbeu

⚽ Marku, Buçka, Bardhi

 

✅ U16 | Apollo 2016 1-2 Partizani

⚽ Çeça, Dedja

 

❌ U15 | Partizani 0-2 AF Elbasani

 

✅ U14 | Partizani 4-1 FK Vora

⚽ Xhilaga, Qelemeni, Muçka

 

✅ U13 | Partizani 1-0 FK Vora

⚽ Elezi

 

🔴 6 FITORE | 1 HUMBJE | 17 GOLA TË SHËNUAR

Një tjetër fundjavë që konfirmon punën dhe përkushtimin në Akademinë Partizani, ku rezultatet sportive ecin paralelisht me objektivin kryesor: formimin dhe zhvillimin e talenteve të së ardhmes.

 

#AkademiaPartizani #FutbollMoshat #FKPartizani