Ndërkohë ekipi U-13 në përballjen e javës së 26 ka mposhtur në shtëpi me rezultatin minimal 1 – 0 Dinamo City. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Arena Demave” ka rezultuar mjaft e luftuar. Për të vendosur fatet e kësaj sfide ka menduar Brajan Karabushi i cili falë golit të realizuar i ka dhuruar 3 pikët e radhës skuadrës së drejtuar nga trajneri Julian Kaca. 13 vjeçarët e kuq pas këtij suksesi ruan pozitat në vendin e dytë tashmë me 55 pikë .