🎙️| PRONONCIMI I LOJTARIT TË NDESHJES XHULIANO SKUKA, PAS TAKIMIT NDAJ FLAMURTARIT 👇
Skuka: Të gjithë e prisnin këtë trofe. Tifozët dhe ekipi jemi të gjithë një, motiv më shumë për të vazhduar. E thashë edhe javën tjetër pas derbit, s’është Partizani që të gjithë presin, unë i pari. Jemi në rrugën e duhur, do të ketë përmirësim akoma. Po vazhdoj të punoj, po flisja me trajnerin. Kam qenë pak i mërzitur që s’luaja, por i shkon një bravo e madhe profesorit, është ideja e tij kjo lëvizje, për të mos e nisur takimin si titullar.
Trajneri është i pari, do bëjmë çfarë thotë ai. Unë isha kapiten i Partizanit në Evropë, erdhën trajnerët më ulën në stol, s’kam bërë gjë të keqe, kam ulur kokën e kam punuar dhe jam këtu sot.
Gati për 90 minuta?!
Skuka: Unë gati jam, por besoj edhe pak. Duhet pak durim.



















