🎙️| PRONONCIMI I LOJTARIT TË NDESHJES REDON ISMAILI, PAS TAKIMIT NDAJ TIRANËS 👇
Ismaili: Jam shumë i lumtur për 3 pikët, për vazhdimësinë tonë. Jam i lumtur që kreva detyrat, për të çuar ekipin drejt fitores. Kishim 2 humbje radhazi, ia kishim borxh tifozëve këtë derbin, kjo fitore shkon për presidentin, stafin dhe për “Ultras Guerrils”, që na kanë mbështetur edhe kur ishim dobët, shpresoj të na mbështesin gjithmonë.
Duke marrë parasysh që isha i lënduar, 2 muaj jashtë. Pa fazë është e vështirë. Me besimin e stafit, me minutat që duhen, shumë shpejt do vij në formën time, që akoma nuk e kam treguar. Shpresoj të shënoj në derbin tjetër, për tu kthyer në idhullin e tifozëve. Të zbatoj detyrat që më jep trajneri për të ecur përpara.
Fitorja ndaj Bylisit na dha besim dhe na motivoi. E kishim detyrim ta fitonim këtë derbi, nuk kishim rrugëzgjidhje tjetër. E merituam. E dinë të gjithë, që me ardhjen e trajnerit të ri, kemi vetëm 1 humbje. Ndaj Flamurtarit është ndeshje e vështirë, shpresoj të shkojmë përpara, ku e kemi vendin.



















