| PRONONCIMI I LOJTARIT TË NDESHJES ALTIN ALIU , PAS TAKIMIT NDAJ DINAMO CITY 👇

🎙️| PRONONCIMI I LOJTARIT TË NDESHJES ALTIN ALIU

Aliu: Ky është futbolli, nganjëherë e humb një rast, por nganjëherë vjen goli dhe i përmirëson ato të këqijat që kanë kaluar. Goli më ka ndihmuar mua dhe ekipin për këtë rezultat. Por gjëja më e mirë është që kthehesh nga një dëmtim dhe ndihmon ekipin për të marrë tre pikët që na janë dashur në momentin më delikat në këtë pjesë të kampionatit ndoshta është një pikë kthese për ne. Se nganjëherë duhet një lloj besimi, të cilin na është kthyer me trajnerin Karoglan.
Janë katër gola, janë pak me këto lojëra, por për shkak dëmtimi humba disa ndeshje. Shkaku ishte se kishim pasur 3 ndeshje brenda 8 ditësh, unë i humba të gjitha dhe humba pak pjesën e golave. E biseduam edhe para ndeshjes me trajnerin e kemi thënë që nëse ndjeja ndonjë gjë të tregoja. Nuk ndjeva dhimbje, por sforcim e nuk doja të rrezikoja. Kjo ishte arsyeja pse kërkova të ndërrohem.
Konkurrenca ben rezultat ose rrit ekipin por nganjëherë të duhet lojtar që kërkon hapësirë, e me raste një lojtar teknik që luan edhe në mesfushë. Në këtë ndeshje trajneri vendosi të më aktivizonte se kemi analizuar ndeshjen kundër Dinamos dhe kemi parë që ata luajnë me topa në mesfushë. E kemi tentuar me kundërsulme dhe besoj se ia arritëm rezultatit të favorshëm që kemi merituar ndoshta në këtë ndeshje.

Çfarë mbetet për të përmirësuar –

Aliu: Ndoshta gjakftohtësia që është para portës, ndoshta na duhet. Dëmtimi ndoshta pak fizikisht me ka lënë pak mbrapa, por me minutat që do marr në ndeshje do rikthehem. Edhe unë dëshiroj të shënoj 4-5 gola, por ky është rrisku që të jep Zoti lart që të shënosh.

Penalltia e humbur –

Aliu: Këtu më ka ndihmuar ekipi se kur humb një penallti ndoshta pak zhgënjehesh. Por kur ekipi të rri afër, të gjithë më thoshin që ke për të shënuar në pjesën e dytë, ke për të shënuar. Dhe deshti Zoti e shënova atë eurogol.