ABISSNET SUPERIORE | DINAMO CITY 1 – 4 PARTIZANI / JAVA 13 Të kuqtë triumfojnë bindshëm në derbin e kryeqytetit ndaj bluve

DINAMO CITY 1 – 4 PARTIZANI JAVA 13

Partizani i është rikthyer fitoreve në Abissnet Superiore, duke mposhti Dinamo Citin 4-1, në duelin e javës së 13-të. Në “Elbasan Arena”, skuadra e drejtuar nga Mislav Karoglan bindi në lojë dhe rezultat në një takim ku vëmendjen kryesore e morën katër penalltitë e fituara nga të kuqtë.


Fillimi takimit nisi me Dinamon më kërkuese në minutat e para me dy mundësi me Ruçin, por pa arritur të gjente golin. Partizani u tregua më konkret dhe në minutën e 33′ gjeti golin e avantazhit. Një moment paqartësie mes mbrojtjes dhe portierit Teqja u shfrytëzua nga Valentino Murataj, i cili goditi saktë me kokë, duke kaluar të kuqtë në epërsi 0 – 1.
Në minutën e 45′ Dita ndaj në mënyrë të parregullt një inkursion të Fadairos. Kapiteni bluve ndêshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke lënë Dinamon me 10 lojtarë.


3 minuta më pas, të besuarit e Mislav Karoglan patën mundësinë ideale për të shkuar në dhomat e zhveshjes me dy gola diferencë. Gjyqtari Klodian Shahini akordoi penalltinë e parë pas një ndërhyrjeje të Aldo Teqjas ndaj Altin Aliut. Sulmuesi kuq mori përsipër ekzekutimin, por nuk arriti të mposhte gardianin e bluve.
Pjesa e dytë nis me Partizanin më kërkues teksa në minutën e 51′ të kuqtë fitojnë penalltinë e dytë, këtë herë pas një ndërhyrjeje të Ismailit ndaj Aliut. Nga pika e bardhë Humen,shpërdoron mundësinë e artë duke gabuar përballë Teqjas. Gjithsesi aksioni pasardhës sjell golin për Partizanin me protagonist, Altin Aliun që realizon një gol spektakolar nga distanca.

Minuta e 68′ sheh Partizanin të fitojë një tjetër penallti pas pengimit në zonë të Sidibe. Nga pika e bardhë Fadairo godet saktë për rezultatin 0-3. Dinamo do të ngushtonte shifrat 1 – 3 kur Nani gjeti golin në minutën e 83′. Vetëm një minutë më pas Skuka pengohet në zonë nga portieri Teqja dhe Shahini drejton gishtin nga pika e bardhë. Sulmuesi kuq mori përsipër goditjen, duke vulosur fitoren 1-4 të Partizanit.


Me tri pikët e marra në javën e 13-të të “Abissnet Superiore”, skuadra e Mislav Karoglan tashmë shkon në kuotën e 13 pikëve. Sfida e radhës rezervon për Partizanin përballjen ndaj Egnatias e vlefshme për javën e 14 të “Abissnet Superiore”