Pika e fortë dhe e dobët e Egnatias –
Murataj: Është një skuadër e fortë e shembullore, por nga 4 përballjet në kampionat ne kemi humbur vetëm 1. Kemi fituar në finalen e Superkupës dhe kjo na motivon.
Arbitër të huaj për këtë finale –
Murataj: Përballjen unë e kam me ekipin e Egnatias. Më vjen mirë që do të kemi një arbitër të fortë dhe të njohur anglez. Një finale e gjitha për t’u shijuar.
Mes shumë sulmuesve që keni, mendoni se Murataj do të vendosë titullin –
Murataj: Shpresoj që secili prej nesh të vendosë finalen. Për mua nuk ka rëndësi kush shënon, e rëndësishme është të fitojmë.
Atmosfera në skuadër –
Murataj: Atmosfera është shumë e mirë. Kemi një skuadër që kemi fituar 2 trofe bashkë. E kemi përgatitur këtë sfidë si një ndeshje derbi dhe shpresojmë të fitojmë në këtë finale. Ne kemi fituar 2 trofe dhe kemi shkuar deri në “Play-Off” në Conference League. Kemi një motiv ekstra që të fitojmë titullin e dytë rresht
Mesazh për tifozët –
Murataj: Tifozi është lojtari ynë i 12-të dhe kam besim që nesër nuk do të mungojnë. Iu bëj thirrje që të jenë të shumtë për të festuar titullin e dytë rresht. Shpresoj që do t’ia dalim me sukses.