Moshat U-17 : Drejt Korçës për të ruajtur kreun

Skuadra e Fatjon Muhametit udhëton ditën e sotme drejt qytetit verilindor . Sfida e javës 11 mes Skëndërbeut dhe Partizanit pritet të jetë ndeshja më e zjarrtë e kësaj fundjave . Në 10 javë të luajtura skuadra jonë rënditet në vendin e parë me 25 pikë, 8 fitore 1 barazim dhe 1 humbje . Ndërsa skuadra Korçare pozicionohet në vendin e dytë me 23 pikë me 7 fitore 2 barazime 1 humbje . Humbja e vetme e Skëndërbeut është ajo e 30 Shtatorit në Arenën e Demave pikërisht ndaj Partizanit me rezultatin 3-1 .Morali në të dyja kampet është shumë i lartë pasi vijnë nga fitoret respektive ” Skëndërbeu ndaj Laçit 3:1 ndërsa Demat ndaj Teutës 4:1 . Ndër të tjera për tu veçuar janë dhe statistikat që flasin qartë për skuadrën tonë që udhëheq kampionati jo vetëm me pikë por edhe me golavarazhin më të mirë . Me mbrojtjen më të mirë dhe sulmin më të fortë skuadra e Fatjon Muhametit do kërkoj fitoren e 9 në kampionat . Ky takim do të zhvillohet në Aneksin Sportiv Skëndërbeu në orën 12:00