Konferenca për shtyp e trajnerit Orges Shehi në prag të finales ndaj Egnatias

Nesër akti i fundit –  

O.Shehi:Është ndeshje e fundit dhe më e rëndësishma, pasi vendos skuadrën kampione. Është një finale që vë përballë dy ekipet më të forta dhe triumfuese do të dalë ekipi që gabon më pak. Protagonistët në fushë janë lojtarët, ndërsa trajnerët i udhëheqin ato. Aktorët më të rëndësishëm janë futbollistët dhe mënyra se si do e intepretojnë lojën. Janë të pakta finalet që skuadrat dominojnë të gjithë takimin. Episodet mendoj se do të bëjnë diferencën. 

 Çfarë ka Partizani më shumë se Egnatia –

O.Shehi: Nëse do të shikojë diçka të tillë, i bie të mos merrem me lojtarët e mi. Janë skuadër serioze dhe ne do të japim më të mirën për të fituar. Kemi një president që nuk lodhet kurrë, kemi tifozët më të mirë dhe lojtarët më të shkëlqyeshëm. Dy ekipe me pikë të barabarta, sfida e fundit dhe mendoj se kjo finale do të jetë spektakolare. Fjala finale është e madhe dhe mendoj se duhet ta fitojmë me tru dhe këmbë. Zemra është prezente dhe shpresoj që të kemi një mbështetje të madhe të tifozeve.

Sa e dëshiron Shehi titullin e dytë me dy ekipet e kryeqytetit –

O.Shehi: Jam ende në garë për të fituar titullin dhe sigurisht se të arrish deri këtë është kënaqësi. Kur je kaq afër sigurisht që dëshiron të jesh në fund ai që feston. Duhet përqendrim maksimal dhe koha ikën dhe ajo që mbetet është trofeu.

6 fitore radhazi, është pika kulmore e Partizanit –

O.Shehi: Kemi bërë mirë në ndeshjet e fundit. Përveç fitoreve kemi shprehur një lojë të mirë dhe kemi treguar agresivitet, grintë, kompaktësi që janë të domosdoshëm. Është një moment i mirë dhe shpresoj që çdo gjë të shkojë siç duhet nesër. Na duhet edhe pak kujdes.

Koha shtesë dhe 11-metërsh, jeni më të avantazhuar –

O.Shehi: Unë kam luajtur portier dhe gjatë karrierës time si trajner asnjëherë nuk jam marë me portierët. Komplet është kompetencë e trajnerit të portierëve të merret me këtë punë. Sigurisht që ndeshja mund të shkojë në shtesë dhe ne duhet të përgatitemi me gjithçka.