Konferenca për shtyp e trajnerit Oltijon Kërnaja dhe portierit Pano Qirko, në prag të takimit ndaj Flamurtarit

Si e prisni ndeshjen ndaj Flamurtarit –

Kërnaja: Flamurtari është një ekip për tu vlerësuar. Sigurisht ka bërë mirë në këto javët e fundit, panvarësisht ndeshjes së fundit me Dinamo City. Eshtë një ndeshje e vështirë, por besoj që çunat të gjithë në fushë do të japin maksimumin dhe do ta përballojmë me sukses.

Si është gjendja e skuadrës –

Kërnaja: Lojtarë të dëmtuar siç dihet tashmë përveç Prekës që vazhdon të jetë dëmtuar i është shtuar edhe Arafat Dumbia i cili u dëmtua në ndeshjen me Tiranën. Për shkak kartonash gjithashtu do të na mungoj edhe Ismaili.

I druheni sulmuesit Maksuti –

Qirko: Mendoj se ndeshjet gjithmonë janë të vështira. Besoj se Shqipëria ka sulmues të mirë. Sulmuesi Maksuti është lojtar i mirë,  por nuk i druhem, sepse jam shumë i lumtur edhe me pjesën difensive të ekipit. Kemi bërë shumë ndeshje dhe kemi treguar që jemi solid. Mendoj se këtë përballje nuk kemi euforinë e ndedhjes derbi, jemi me këmbë në tokë dhe besoj se çdo gjë funksionon.