Partizani ka siguruar finale e madhe të titullit falë një paraqitje fantastike në përballjen gjysmëfinale ndaj Skënderbeut. Kampionët kanë poshtur korçarët 1 – 0 në një 90 minutësh i cili është dominuar totalisht nga të besuarit e trajnerit Orges Shehi. Në stadiumin “Air Albania” kampionët në fuqi kanë dhuruar një prej ndeshjeve më të mira duke konfirmuar synimin për mbrotjen e titullit kampion. Një pjesë e parë e cila ka nisur vrullshëm për kampionët teksa Mba në minutën e dytë detyron portierin Alia të shpëtoj mrekullisht miqtë nga goli. Në minutat 13 dhe 20 sërisht Mba është rrezik konstant për mbrojtjen e Skënderbeut por pa mundur të gjeje rrugën e rrjetës. Në minutën e 28 Bintuka ka mundësinë e artë por nuk arrin të shtyjë në portën e boshatisur topin e harkuar saktë nga Atanaskoski. Rrapaj dhe Skuka kanë raste të mira shënimi, por nuk arrijnë të gjejnë kuadratin e miqve. 45 minutat e para fiksojnë rezultatin 0 – 0, shifra të cilat do të ndryshojnë menjëherë në startin e pjesës së dytë. Në të 47 Binstuka devijon saktë harkimin perfekt të mesfushorit Rrapaj duke kaluar Partizanin në avantazh dhe ngritur peshë tifozërinë e kuqe. Avantazhi i jep qetësi kampionëve të cilët kanë kontrollin në fushë dhe vijojnë të jenë prezent në zonën kundërshtare. Partizani vijon të rregjistrojë të tjera shanse por Sota, Cara dhe Rrapaj nuk arrijnë të finalizojnë rastet. Vërshëllima e kryesorit Jorgji i jep fund takimit që fikson shifrat 1- 0 për të kuqtë, të cilët tashmë më 26 maj do të luajnë finale e titullit ndaj Egnatias.
