Bashkia e Tiranës shpërblim 150 mln lekë për Partizanin

Bashkia e Tiranës ka shpërblyer klubin e futbollit Partizani me shumën prej 15 milionë lekësh (të reja) për titullin kampion të fituar në sezonin 2022-2023. Kryetari i bashkisë Z.Erion Veliaj ka pritur në ambientet e bashkisë presidentin Gazment Demi dhe përfaqësues të klubit të futbollit Partizani. Kryebashkiaku Veliaj në ceremoninë e rastit i dorëzoi presidentit Demi çekun prej 15 milionë lekësh (të reja) si shpërblim për klubin e futbollit Partizani i cili i dhuroi një tjetër titull kampion kryeqytetit.