FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Rodrigo Piloto. Klubi ka arritur akordin me qendër sulmuesin, i cili së fundmi ishte pjesë e Atletik klub d’Eskaldes të Andorrës skuadër me të cilën realizoj 15 gola. 23 vjeçari portugez ka firmosur një kontratë për 2 vite me opsion edhe për një tjetër sezon. Piloto i është bashkuar menjëherë të kuqve në seancën e sotme stërvitore. 






















