🎙️| PRONONCIMI I TRAJNERIT MISLAV KAROGLAN PAS TAKIMIT NDAJ DINAMO CITY 👇

🎙️| PRONONCIMI I TRAJNERIT MISLAV KAROGLAN 

Karoglan: Fillimisht, përgëzime lojtarëve të mi, përballë një kundërshtari shumë, shumë të fortë. E dinim që do të shfrytëzonin gjysmëhapësirat. Kishim shumë probleme me gjysmëhapësirat mes mbrojtësve të krahut dhe qendërmbrojtësve. Ata kontrollonin diagonalet. E dinim që luanin në atë mënyrë dhe ishte shumë e vështirë në pjesën e parë. Bënin ndryshime krahu dhe ndalonin vrapuesit.
Së pari, humba dy lojtarë këtë javë. Gjëja tjetër është se e dija që do të luanin me romb. Ishte shumë e rëndësishme të kontrollonim lojtarët në pozicionet 6 dhe ata 8 dhe 10. Ne kishim shumë probleme në pjesën e parë me ta.

Dumbia, Bintsuka dhe Spahiu mungonin për shkak të dëmtimeve.

Pas 30 minutash ndryshova, e nisëm me 4-3-3. Ajo që bëmë ishte të kërkoja 3-4 pasime, që të tërhiqja numrat 8 të tyre dhe t’i nxirrja përpara. Pas 25 minutash u ktheva me dy numra 6. Dhe kjo është mënyra se si shënuam, me ndryshimin e krahut.

Ndaj një skuadre që luan me romb, është e rëndësishme të gjesh ndryshimin e krahut. Problemi është që lojtarët e mi me numrin 8 ishin shumë të hapur dhe nuk kishim lidhje në 30 minutat e para.
Në tri ndeshjet ku luajtëm mirë, me Elbasanin, Vllazninë dhe Vorën në pjesën e parë ishim shumë mirë. Të tria i humbëm, por unë jam trajner që di të përshtatem taktikisht sipas kundërshtarit. Nuk kemi shumë intensitet në skuadër dhe sot m’u desh të lëvizja Mijën në mesfushë. Me të dhe Fadairon e Aliun kisha pak më shumë veprime presingu.