Atanaskoski: Siç flasim gjithmonë në dhomat e zhveshjes dhe në stërvitje, duhet të përballojë çdo aksion me besim. Unë besoj te vetja, tek ekipi, te çdo vendim që marrim në fushë. Çdo gjë është me besim të madh. Kam besim shumë të madh te ky trajner, mendoj se po bën një punë të madhe dhe shpresoj që kjo ndeshje të jetë çelësi për ne që të bëjmë një rrugë pozitive. Mendova vetëm të shënoja kur gjuajta.
Padyshim kemi përgjegjësi, që nga momenti i parë. Asnjë në dhomat e zhveshjes nuk i shpëton përgjegjësisë. Ne si lojtarë e dimë shumë mirë këtë. Partizanin e njohin të gjithë kush është në këtë vend. Çdo ndeshje është përgjegjësi. Në ndeshjen e kaluar, ndaj Elbasanit, mendoj se luajtëm shumë mirë, ishte një ndeshje solide, por mendoj se në 10 minutat e fundit humbëm kontrollin dhe ishim pak të pafat. Kemi qenë në moment të keq, por mendoj se kjo ndeshje mund të jetë kthesa jonë në anën pozitive. Mendoj se duhet të vazhdojmë kështu, me këtë dëshirë, besim e sakrificë, të gjithë bashkë, sepse Partizani nuk meriton vendin e fundit. Presidenti Demi nuk e mendon vendin e fundit, pasi është munduar të na japë kushtet më të mira në kampionat. Ky është minimumi që mund t’i kthejmë atij.
Nuk mund ta them me saktësi se çfarë mungon. Qartësisht mungon diçka, se e nisëm keq, por ky është futbolli. Edhe klube të mëdha në botë kanë kriza dhe momente të këqija, por jemi lojtarë profesionistë, luftojmë dhe dalim prej saj sa më shpejt. Nuk mund të them saktësisht çfarë mungon, por po punojmë çdo ditë që të bëjmë progres dhe të jemi më mirë në të ardhmen.
Sa i përket trajnerit, çdo trajner është i ndryshëm, ka karakter të ndryshëm, taktika apo mënyra të ndryshme loje. Ky trajner, mendoj se na sjell karakter, besim te vetja, flet me ne çdo ditë, është shumë afër nesh çdo ditë, analizon çdo gjë. Punojmë mirë, ka 100% mbështetje nga lojtarët dhe mendoj se jemi më të bashkuar se përpara. Siç e thashë më parë, po luftojmë ta kthejmë këtë situatë dhe ta përmirësojmë. Shpresoj dhe besoj se do të jemi të suksesshëm në vijim.



















